Veseli reagon për taksën: Qeveria e re të mos dorëzohet para Serbisë

06 shkurt 2020 | 15:16

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndihet i shqetësuar për ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe.

Sipas tij, Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën.

“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t`iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë, përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, ka shkruar Veseli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e përgjithshme në rrugët e qytetit të Mitrovicës, pas…