Veseli: Së shpejti demarkacioni me Serbinë

21 shkurt 2018 | 15:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova së shpejti do ta kryejë edhe çështjen e kufirit me Serbinë dhe se do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian (BE).

“Do t’i kryejmë të gjitha obligimet që janë në rrugëtimin tonë drejt BE-së. Do ta kryejmë obligimin e fuqizimin e shtetësisë sonë. Përveç ratifikimit të marrëveshjes për kufijtë tani me Malin e Zi, presim të shkojmë më tutje, dhe shpejt me Republikën e Serbisë ta kryejmë çështjen e kufirit”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Engjëlli i vdekjes” është vepra e dytë dramaturgjike me radhë…