Veseli sërish shkon në veri, premton më shumë investime në këtë pjesë të Kosovës

21 maj 2019 | 18:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli ka qëndruar edhe të martën në veri të Mitrovicës, ku ka takuar banorët e kësaj ane.

Ai ka falënderuar banorët e komunave veriore për besimin e dhënë për PDK-në, e cila në zgjedhjet lokale në këto katër komuna ka dalë partia më e votuar shqiptare.

Veseli ka thënë se zgjedhjet kanë pak rëndësi, por sipas tij rëndësi ka angazhimi për përmirësimin e jetës së këtyre banorëve. Në këtë kontekst, Veseli ka deklaruar se do të trajtohen me prioritet këto katër komuna.

“Në veri të Mitrovicës për të takuar e falënderuar bashkëqytetarët për besimin e dhënë. Ajo çfarë duhet të bëjmë tani është më e rëndësishme: të rrisim investimet në këtë pjesë, në rindërtimin e shtëpive, në përmirësimin e infrastrukturës, në shëndetësi, por me prioritet të veçantë në investime që përmirësojnë jetën e banorëve në këto komuna, veçanërisht të shqiptarëve”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/Image may contain: 3 people, outdoorImage may contain: 7 people, people smiling, indoorImage may contain: 18 people, people smiling, wedding and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Deçanit ka reaguar ndaj kërkesës se shefes së…