Veseli: ShBA-të kurrë nuk e kanë hapur opsionin e ndarjes së Kosovës

19 shtator 2019 | 22:39

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë përmendur asnjëherë opsionin e shkëmbimit të territoreve.

“Demarkacioni e ka rrëzuar një kryeministër. E ka rrëzu kryetarin e vet për me dal tash kandidate për kryeministre”.

“Te dialogu aq kanë spekuluar, aq kanë dëmtuar edhe në raport me SHBA-të që është e pandershme sepse SHBA-të kurrë nuk e kanë hapur opsionin e ndarjes së Kosovës, shkëmbimit të territoreve”, është shprehur Veseli në “Zona Zgjedhore” në “Klan Kosova”.

Ai ka thënë se është i vetmi lider që e ka paraqitur qëndrimin për dialogun që një kohë të gjatë.

“Unë jam i vetmi lider prej krejt partive politike që më shumë se një vit e pesë muaj e kam paraqitur dokumentin për qëndrimin tim dhe të PDK-së për dialogun”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht dënimit me 3.5 vite burg për shpërdorim detyre Saimir…