Veseli takon Apostolovën, diskutojnë për liberalizimin e vizave

27 mars 2018 | 17:43

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të martën në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka diskutuar për koordinimin e mëtejmë në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova para hyrjes në fuqi të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Veseli ka thënë se institucionet e Kosovës do t’i kryejnë të gjitha obligimet e nevojshme sa i përket këtij procesi.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës do t’i përmbushë të gjitha obligimet kushtetuese në raport me procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet evropiane, ndërsa po ashtu, ai tha se legjislativi do të kujdeset për mbikëqyrjen e zbatimit të plotë të kritereve nga ana e institucioneve të Kosovës.

Gjatë takimit, Apostolova e ka njoftuar Veselin për hapat e mëtutjeshëm që i pret Bashkimi Evropian që Kosova t’i ndjek që të arrihet në afatin sa më të shpejt heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo ka përgëzuar Veselin për ratifikimit e marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke e konsideruar këtë vendim një arritje të madhe për Kosovën.

Në këtë kontekst, Apostolova ka kërkuar nga institucionet `të fokusohen në forcimin e luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, Ilir…