Veseli: UÇK-ja, lëvizja e fundit antifashiste në historinë evropiane

27 janar 2019 | 16:51

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, vendi ynë përkujton miliona viktimave të ideologjisë naziste.

Në këtë kontekst, Veseli ka thënë se ndihet krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila ishte lëvizja e fundit antifashiste në historinë evropiane të shekullit të kaluar.

Në ditën e përkujtimit ndërkombëtar të Holokaustit, Kosova nderon kujtimin e miliona viktimave të ideologjisë naziste. Njëkohësisht kujtojmë burrat dhe gratë e kombit tonë që gjetën forcë e guxim për t’i mbrojtur qindra familje hebreje nga persekutimi nazist. Ne ndihemi krenarë që jemi pasardhës të këtyre heronjve të solidaritetit e shpresës njerëzore. Ne jemi krenarë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila është lëvizja e fundit antifashiste në historinë evropiane të shekullit XX”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Gepostet von Kadri Veseli am Sonntag, 27. Januar 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shkruar një postim të…