Veseli uron Ditën Ndërkombëtare të Familjes
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar 15 majin Ditën Ndërkombëtare të Familjes.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shpërndarë një fotografi me familjen e tij, duke shkruar se një familje e shëndetshme dhe e lumtur është shtylla e një shoqërie të suksesshme.
Statusi i plotë i Veselit:
Sot është Dita Ndërkombëtare e Familjes, një ditë e shkëlqyer për të bërë gjithçka që dëshironi së bashku me të dashurit tuaj.
Është dashuria e familjes ajo që e shndërron një ngrehinë me tulla e çimento në një shtëpi të ngrohtë. Një familje e shëndetshme dhe e lumtur, është shtylla e një shoqërie të suksesshme. Ne, krenohemi me familjen e fortë e të shenjtë tradicionale që kemi, e cila na ka mundësuar të tejkalojmë me sukses çdo sfidë. Gjatë kësaj periudhe të vështirë, familja është streha që na jep forcë emocionale e morale, është institucioni që po mbron anëtarët e saj nga kriza dhe kujdeset për fëmijët e mbetur jashtë shkollës. Sot, shumë familjarë mund të jenë fizikisht larg prej jush, megjithatë, nuk ka pandemi që i largon prej zemrës tuaj. Nuk ka dyshim që së bashku do të fitojmë kundër koronavirusit. Urimet më të mira nga familja Veseli!



