Veseli viziton familjen e doktor Mujë Shalës

25 gusht 2018 | 20:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar të shtunën familjen e të ndjerit, dr. Mujë Shala.

Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se dr. Mujë Shala vendosi bazat e mjekësisë në Kosovë, si dhe shëroi plagët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Sot, bashkë me Violetën, ishim pēr ngushëllime te familja Shala, e cila humbi kryefamiljarin e tyre, doktorin e njohur e humanistin Mujë Shala. Ai vendosi bazat e mjekësisë në Kosovë, si dhe shëroi plagët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Perjetë mirënjohës veprës së tij”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar përgatitjet për shënimin e 108-vjetorit të lindjes së…