Veseli viziton kullat e Junikut ku 108 vjet më parë Hasan Prishtina organizoi Kuvendin e Junikut

21 maj 2020 | 15:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar Kuvendin e Junikut në 108-vjetorin e mbajtjes së tij.

Me këtë rast, Veseli ka vizituar edhe kullat e Junikut, ku ideologu i çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, kishte organizuar Kuvendin e Junikut.

Veseli ka thënë se Kuvendi i Junikut i ka paraprirë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

“Në këto kulla të Junikut, Hasan Prishtina, organizoi 108 vjet më parë Kuvendin e Junikut i cili duhet kujtuar me nderim si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Në atë Kuvend, morën pjesë mbi 250 delegatë nga vilajeti i Kosovës dhe nga viset tjera shqiptare. Vendimet e atij tubimi i dhanë një dinamikë të re kryengritjes së përgjithshme shqiptare kundër pushtuesve, duke i paraprirë shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912. Kjo trevë patriotike e ka treguar gjithmonë veten duke qëndruar gjithmonë në ballë të luftës për liri”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Në këto kulla të Junikut, Hasan Prishtina, organizoi 108 vjet më parë Kuvendin e Junikut i cili duhet kujtuar me nderim…

Publiée par Kadri Veseli sur Jeudi 21 mai 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë vëllai i këngëtarit…