Veseli, zyrtarëve të Parlamentit Evropian: BE-ja është treguar e padrejtë me Kosovën për vizat

01 mars 2019 | 16:54

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, me të cilët ka biseduar për agjendën evropiane të Kosovës.

Pas këtij takimi, Veseli nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) mbetet prioritet nacional i shtetit të Kosovës.

“Me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, me të cilët diskutuam agjendën evropiane të Kosovës. Bashkimi Evropian mbetet prioriteti ynë nacional. Por, BE është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’u mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Schengen. Sa i përket Dialogut, kemi përkushtimin për një marrëveshje finale me Serbinë, që rezulton me njohje reciproke dhe hapje të perspektives së integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Image may contain: 3 people, suit

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…