Deputetja Musliu kërkon bojkotimin e seancës se 5 dhe 6 marsit. Kjo është arsyeja

01 mars 2019 | 16:46

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj caktimit të dy seancave të Kuvendit sipas kërkesës së opozitës, në datat kur shënohet 21-vjetori i “Epopesë së UÇK-së”.

Ajo ka kërkuar nga deputetët që të bojkotohen këto seanca.

“Turpi s’paska fund! 5.6 dhe 7 Marsi duhet të jetë festë kombëtare e morale për vendin dhe popullin tone, feste e cila bashkon shqiptarët, festë që na bën të reflektojmë për punën tonë të përditshme, festë që na orienton si popull e si shtet. Në vend që të organizohet seance solemne në këto data për të nderuar sakrificën dhe trimërinë e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të familjes së tij, opozita e paska zgjedhur të mbaje seancë pikërisht këtë ditë për të qëruar hesape politike me Qeverinë e vendit. Sikur nuk paskan mbet ditë tjera në kalendar për punë të tilla. Kjo seancë definitivisht duhet të bojkotohet!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ia…