Vështirësitë e fëmijërisë e bënë ‘Gonxhe’ në Nënë Terezë, një film i ri që po prodhohet nga filmat me ngjyra

29 prill 2021 | 12:01

Intervistë me Vilma dhe Greta Zenelaj, dy motrat e suksesshme shqiptare në Hollywood.

Intervistoi E.B., Nju Jork

Ku e keni marrë këtë frymëzim për të shkruar historinë e Nënë Terezës? A jeni influencuar nga e kaluara juaj?

Vilma dhe Greta Zenelaj: Kemi lexuar shumë biografi, kemi intervistuar disa autorë dhe ata të gjithë ishin të magjepsur nga Nënë Tereza dhe të gjithë ranë dakord që familja dhe edukimi i saj ishin ato që e bënë atë Nënë Tereza. Një njeri nuk zgjohet nga gjumi një dite, dhe thotë ‘Oh, Sot, unë mendoj se do të ndihmoj të sëmurët dhe të varfrit që po vdesin në rrugët e Kalkutës’ dhe t’ia dal mbarë. Kishte shumë murgesha të tjera të vendosura në shkollën Loretto për Vajza. Pse ishte ajo e vetmja që la shkollën pë të ndihmuar nevojtarët? Këtu duhet marrë në konsideratë që kjo ishte në vitin 1948.

Nënë Tereza ishte e vetmja qe e la urdhrin Loretto për të filluar e vetme “Misionarët e Bamirësisë”. Ajo ishte brumosur dhe krijuar me zellin e saj nga vitet e fëmijërisë dhe dashuria e familjes që kishte pasur. Një gjë tjetër të përbashkët që ne kishim me të ishte se ne u larguam nga Shqipëria për në Amerikë pothuajse në të njëjtën moshë me të, shumë e re. Dhe në atë kohë nuk ishe e sigurtë nëse do t’i shihnim prindërit përsëri ose të afërmit, ashtu si i ndodhi dhe Nënë Terezës. Ishte një vendim që do te ndryshonte jetën.

Kishte ndonjë pengesë në zhvillimin e historisë dhe si e zgjidhët?

Vilma dhe Greta Zenelaj: Kryesorja ishte qe të vendosnim se cilën pjesë të jetës së saj dëshironim të përqendroheshim dhe sa. Duke u perqëndruar dhe treguar historin ne menyre proporcionale, ne nuk donim që skenat dhe dialogu të ishin shumë të tepërta ose shumë të gjata. Kështu që u siguruam që secila fjalë, fjali dhe skenë e çojnë historinë përpara me lehtësi. Të dish se kur ta çosh historinë përpara disa viteve ishte pak si sfidë, kështu që u kufizuam në ngjarjet më të rëndësishme dhe historike që ishin domethënëse për Gonxhen.

Babai i saj ishte shumë i përfshirë në politikën shqiptare e cila ishte një pjesë e madhe e familjes së saj. Por ne nuk dëshironim të theksonim shumë këtë gje sepse Nënë Tereza ishte e kundërta e politikës. Këto ishin pengesat më sfiduese, por ne na pëlqen skenari dhe e dimë që do të jetë një film i shkëlqyeshëm.

Ku do të xhirohet filmi?

Vilma dhe Greta Zenelaj: Për momentin nuk është vendosur akoma, por planet tona për xhirime janë Shkupi dhe Shkodra, Sh    qipëri. Ne kemi filmuar Eagle në Shqipëri dhe me të vërtetë e kemi shijuar atë përvojë, kështu që ne jemi njohur me procesin atje, por ne gjithashtu duam të eksplorojmë se çfarë ofron Shkupi pasi gjithçka ka ndodhur atje, lindja dhe rritja e Nënë Tereza.

A keni një ekip produksioni të gatshëm për filmin Gonxhe?

Vilma dhe Greta Zenelaj: Ne e kemi diskutuar skenarin me të tjerët të cilët duan të bashke punojnë dhe ata kanë shprehur dëshirën për t’u bërë partner me ne. Për momentin është akoma shumë herët për të punësuar një ekuipazh pasi vendimi për vendin e xhirimit do të përcaktojë edhe ekipin e prodhimit. Ne preferojmë të punojmë me talente lokal, sepse kane nje zell dhe përkushtim të theksuar. Ata janë gjithmonë aq mirënjohës për përvojën dhe shprehin kënaqësi për të qenë pjestar te filmit. Por ne e dimë që ekipet e xhirimeve kanë tendencë të bëhen familje gjatë xhirimeve, kështu që ne presim me padurim të krijojmë këtë familje të re filmike. Do të jetë një përvojë e re dhe emocionuese.

Çfarë do t’i befasojë njerëzit në lidhje me këtë film?

Vilma dhe Greta Zenelaj: Jo për t’a treguar se çfarë do ndodhi në film, por ajo kaloi shumë vështirësi si fëmijë dhe e përdori atë përvojë më vonë, sepse ajo tashmë kishte kaluar humbje dhe vështirësi. Luftimet, përpjekjet nuk ishin asgjë e re për Nënë Terezën, vetëm një pjesë e jetës dhe ajo i shihte ato jo si situata të përhershme, por si diçka që të gjithë duhet ta përjetojmë.

Sidoqoftë, ajo që është më e rëndësishme për situata të vështira është se si ne u përgjigjemi atyre dhe të mos ankohemi pse po na ndodhin. Ne i pëlqejme citimet e saj dhe një nga citimet tona të preferuara të Nënë Terezës është ‘Bëje gjithsesi’. Ne i inkurajojmë të gjithë qe ti lexojnë ato. Jane fjalë hyjnore.

Kush duhet të vijë për të parë këtë film?

Vilma dhe Greta Zenelaj: Të gjithë duhet të vijnë dhe ta shikojnë këtë film. Kur themi të gjithë, të GJITHË.

Me kë karakter në këtë film jeni më të lidhur?

Vilma dhe Greta Zenelaj: Patjetër Gonxhe por edhe Drane, nëna e Gonxhes. Ashtu si ato, ne përjetuam trazira politike në Shqipëri dhe pasigurinë e kohërave që mbizotëronin. Ishin vërtet kohë të frikshme dhe shumë ishin pa punë, të uritur dhe duke vuajtur. Kur i përjetoni këto si fëmijë ka një ndikim të thellë tek ju dhe nuk është diçka e lehtë që mund ta harroni. Sigurisht që kjo te bën të rriteni më shpejt dhe te krijoni mekanizmin e mbijetesës . Edhe pse nuk e dimë saktësisht se çfarë ka kaluar Gonxhe emocionalisht, ne vetëm mund të imagjinojmë dhe të lidhemi përmes përvojave tona.

Me kë karakter lidheni më pak në këtë film?

Vilma dhe Greta Zenelaj: Është një antagonist që është thjesht i lig, smirzi për familjen Bojaxhiu, ne të vërtetë pa ndonjë arsye të dukshme, por thjesht xhelozi. Edhe pse familja e Bojaxhiut e konsideronte mik të familjes dhe e ndihmonte, ai rezulton të jetë një gjarpër. Sigurisht që nuk mund të shpjegohet mënyra se si disa njerëz të caktuar bëjnë gjëra të mbrapshta me ata që vetëm u kanë treguar dashuri. Dhe kjo është bazuar në histori te vërtetë.

Cilët filma kanë qenë më frymëzuesit ose me ndikimin për ju dhe pse?

Vilma dhe Greta Zenelaj: Një nga filmat frymëzues të kohëve të fundit që kemi parë eshte ‘Një ditë e bukur në lagje’ “A beautiful day in the neighboorhood” historia e Fred Roger. Ky tregon se sa e rëndësishme është të falësh për të rindertuar marrëdhëniet e dëmtuara. Është kënaqësi të shikosh efektin e jashtëzakonshëm që pati z. Roger në jetën e shumë fëmijëve te asaj kohe. Ishte vërtet frymëzuese dhe një bekim.

Çfarë e bën një bashkëpunim të frytshëm? Çfarë bëni për të përmirësuar procesin e bashkëpunimit?

Vilma dhe Greta Zenelaj: Fjala kyçe është bashkëpunimi, që do të thotë një partneritet krijues dhe pjesëmarrje. Ne jemi te kënaqur kur takohemi me shefat e departamenteve pasi ata të kenë lexuar skenarin dhe të mbajnë shënime për të diskutuar vizionin e tyre për filmin. Disa herë, është e vështirë për ata të shprehin idetë e tyre krijuese, sepse ata janë mësuar aq shumë me kërkesat e producentëve ose regjisorëve që nuk duan vizionet e tyre, por thjesht bëjnë atë që u thuhet. Kështu që ne fillojmë me pyetje për te inkurajuar diskutimet. Sapo ta ndiejnë qe mund të na besojnë, sepse ka të bëjë me besimin, shumë prej tyre hapen dhe shfaqin vizionin e tyre krijues, i cili është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm. Kjo është arsyeja pse janë pjestar te projektit, për të përmirësuar filmin tonë me vizionin e tyre krijues.

Qëllimi ynë është që të gjithë të komunikojnë gjithmonë si e shohin këtë film, ne nuk mund të jemi ne një mendje për çdo herë, por është mirë të flasim hapurazi. Ka qenë përvoja jonë që komunikimi është thelbësor për çdo proces bashkëpunimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se…