Vetëm flamuri kombëtar në zyrën e LV-së, reagon ish-këshilltari i Thaçit

02 mars 2021 | 11:14

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo se çka ka rënë në sy e që është diskutuar edhe në rrjete sociale është se në zyrat e LV-së është parë vetëm flamuri kombëtar, e jo ai i Kosovës.

Për këtë çështje ka reaguar këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Ai ka thënë se Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj flamurit të Kosovës.

“Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj Flamurit të Kosovës”, ka thënë ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav…