Vetëm me geta dhe një jastëk, e dashura e Kanye West “shokon” italianët

08 shtator 2023 | 15:12

Partnerja e Kanye West, Bianca Sensori është në kryefjalën e tabloideve ndërkombëtare dhe fatkeqësisht është në qendër të vëmendjes për të gjitha arsyet e gabuara. Pas incidentit në Venecia, ku mendohet se çifti po kryente marrëdhënie seksuale në publik,  Bianca Sensori vjen me një tjetër paraqitje që po ngjall reagime të shumta.

Çifti i famshëm është parë sërish në rrugët e Italisë dhe të gjithëve iu ka bërë përshtypje veshja e saj vetëm me geta dhe me një jastëk.

Njerëzit janë në dilemë se kush kërkon më shumë vëmendje, Bianca Sensori apo vetë Kanye West. Ky i fundit dallohet për sjelljet e tij manipuluese. Nuk janë të paktë ata që besojnë se pas paraqitjeve të çuditshme të Sensori-t qëndron Kanye, pasi ai vetë është në kërkim të vëmendjes, pas shkatërrimit të karrierës së tij.

Në të kaluarën, West ka stiluar edhe Kim Kardashian, thuhet në raportet, duke bërë një referencë indirekte për sjelljen manipuluese të reperit, i cili dëshiron të inkuadrojë dhe prezantojë gratë e tij në një mënyrë të caktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka…