Vetëplagoset teksa e pastronte armën

17 gusht 2022 | 09:03

Një burrë në Mitrovicë ka pësuar lëndime trupore pasi që aksidentalisht i ka shkrepur revolja derisa ishte duke e pastruar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ka raportuar policia në raportin njëzetekatërorësh.

Nga i njëjti është sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i e ka rritur praninë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë…