Veterani i luftës heq dorë nga Shoqata e Veteranëve, kjo është arsyeja

07 prill 14:05

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behram Behluli, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se nuk do të jetë më pjesë e Shoqatës së Veteranëve.

Ai ka thënë se Shoqata Veteranëve nuk është duke bërë asgjë që t’u dalë në ndihmë veteranëve të vërtetë si dhe është kundër që të drejtat e veteranëve t’i mbrojë avokati Tomë Gashi.

Postimi i plotë i Behlulit:

Letër e hapur njoftimi për Shoqatën së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E nderuara Kryesi e Shoqatës së Veteranëve, ju sot po udhëhiqni një shoqatë e cila do duhej të promovoj vlerat kombëtare, të promovoj sakrificën e ish-pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ju është dashtë të jeni të paret në mbrojtjen e vlerave, mbrojtjen e figurave të Heronjve tanë, dëshmorëve, Invalidëve, martireve, është dashtë të jeni të parët për ndihmë veteranëve në nevojë.

Në bazë të vlerësimit tim, kjo nuk është duke u berë nga ana juaj, gabimet tuaja të njëpasnjëshme duke marre vendime të pa matura, vendime të cilat kane shkaktuar zbehje në opinionin publik edhe për Shoqatën e Veteranëve, njëri ndër ato vendime është edhe angazhimi si avokatë mbrojtës i z.Tomë Gashi.

Për këtë ju informoj se unë nuk mund të jem anëtar i një shoqate, kryesia e së cilës vazhdimisht vepron GABIM. Unë deklarohem publikisht se z. Tomë Gashi nuk mund të përfaqësoj luftën time edhe nëse është avokatë i angazhuar nga JU, fjalori i tij në studiot televizive nuk lë hapësirë për të menduar gjatë se a është ky njeriu i cili duhet të përfaqësoj një shoqatë lufte, pa dyshim se nuk është, kështu mendoj UNË!

Për ketë ju informoj juve dhe opinionin publik se unë nuk do te jem me anëtarë i Shoqatës se Veteraneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Respekt për të gjithë Veteranet e Ushtrisë Çlirimtare!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona dhe Real Madrid rikthehen të përballen këtë të shtunë…