Vetëvendosja publikon linkun e peticionit “Duam zgjedhje!”

30 maj 2020 | 21:59

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publik linkun e peticionit “Duam zgjedhje!”.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj në “Facebook”, LV-ja ka theksuar se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja.

“PETICION: Duam Zgjedhje
Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja sepse vetëm përmes tyre mund të ketë legjitimitet qeverisja e re. Për të dalë nga kjo krizë, si hap të parë po mbledhim nënshkrimet për peticionin që ka vetëm këtë kërkesë: zgjedhje të reja. Jo qeveri pa zgjedhje e për vjedhje. Jo qeveri për ndarje e copëtim. Por zgjedhje, demokraci e zhvillim”, thuhet në njoftimin e LV-së.

Linku i peticionit: https://www.duamzgjedhje.org/?fbclid=IwAR0JCLONuoOzqJWy85QZelaBatWo-180-DgySDMGwrJl6pmjhH8SYIGR8sw

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltar i presidentit Adil Behramaj ka reaguar pas publikimit të…