Vetëvendosje bën homazhe tek varri i Arben Xheladinit

10 shkurt 2018 | 10:55

Qytetarë, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë kanë bërë homazhe tek varri i Arben Xheladinit, në varrezat e qytetit të Prishtinës në Arbëri.

Xheladini kishte vdekur në një nga protestat më të mëdha të pasluftës, organizuar nga Lëvizjes Vetëvendosje 11 vjet më parë.

Protesta kishte eskaluar pasi protestuesit kishin provuar të thyenin kordonin e policisë së UNMIK-ut, të cilët më pas kishin reaguar dhunshëm me gaz lotsjellës e plumba gome, njofton Klan Kosova.

Pos Xheladinit, në protestë kishte mbetur i vdekur edhe Mon Balaj, po ashtu anëtarë i Vetëvendosjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ka thënë se Kosova duhet të respektojë…