Vetëvendosje kërkon mbështetje financiare për zgjedhjet e 6 tetorit

08 shtator 2019 | 15:43

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar mbështetje financiare nga qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e 6 shtatorit.

Kjo lëvizje ka bërë me dije se nuk pranojnë ndihmë financiare nga persona apo biznese të dyshimta.

“Ta ndihmojmë fitoren për të mirën e vendit. Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje! Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi pasur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral. Kësaj radhe fitorja jonë është e domosdoshme, për ta çliruar shtetin e Kosovës nga kapësit e korruptuar e kriminalë”.

“Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush. Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 6 tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje! do të fitojë, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria Kurti do të jetë momenti i kthimit të Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj”, është thënë në njoftimin Vetëvendosjes.

/Epoka e re/

Ta ndihmojmë fitoren për të mirën e venditTë dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Sonntag, 8. September 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punimet për ndërtimin e sheshit në Obiliq nuk janë duke…