Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për zgjedhjet e 7 qershorit!
Në ditën e parë të fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje është bërë sikur nuk ka para të mjaftueshme për fushatën e zgjedhje të 7 qershorit.
Përmes një postimi në “Facebook”, partia e Albin Kurtit ka kërkuar mbështetje financiare nga qytetarët e Kosovës.
Në postim LV-ja ka treguar në detaje se si mund të jepen parat.
“Të dashur mbështetës, miq e aktivistë, Lëvizja, si çdo herë, ka nevojë për ndihmën tuaj. Për të mbështetur aktivitetet e vullnetarëve, organizimin e tubimeve dhe mbrojtjen e votës, secili donacion sado i vogël ndihmon jashtëzakonisht shumë. Rregullat e dhurimit mund t’i lexoni në faqen tonë zyrtare. Ndërsa, brenda pak minutash, mund të kontribuoni lehtësisht me kartelë bankare ose përmes bankës. Faleminderit për mbështetjen, besimin dhe angazhimin tuaj të vazhdueshëm!”, është thënë në njoftimin e LV-së.



