Vetëvendosje mban mbledhje, temë diskutimi situata politike dhe zgjedhjet e brendshme

15 maj 2022 | 23:00

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje me koordinatorë të qendrave.

Mbledhjen e ka drejtuar nënkryetari i parë i LV-së, Besnik Bislimi, i cili ka folur për situatën politike në vend, duke sqaruar para përfaqësuesve të qendrave punët aktuale që po bën Qeveria Kurti i në aspektin ekonomik dhe politik.

Ai ka theksuar iniciativën e fundit të aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Bislimi, po ashtu ka folur edhe për punët e reformat ligjore që po bëhen nëpër ministri.
Në pjesën e dytë, mbledhja vazhdoi me diskutime sa i përket zgjedhjeve të brendshme dhe dinamikat në drejtim të procesve zgjedhore që aktualisht po mbahen në nivel pikash gjithandej Kosovës.

Në këtë mbledhje u theksua se Qendrat e LV-së do të kenë edhe angazhim të shtuar edhe përfshirje më të madhe të anëtarësisë, me synim forcimin e organizatës dhe respektimin e demokracisë së brendshme.

LV-ja ka ftuar anëtarësinë e saj gjithandej nëpër komunat e Kosovës, por edhe në mërgatë, të bashkohen në procesin e brendshëm zgjedhor, të zgjedhin e të zgjidhen, prej nga do të dalin struktura të reja e legjitime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hëna po përgatitet për tu “veshur me të kuqe.” Natën…