Vetëvendosje me biçikleta bën kampanjë për politika më të mira mjedisore

24 gusht 2019 | 11:47

Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur kampanjën “Lëvizim”, përmes së cilës synohet rritja e ndërgjegjësimit të politikbërjes për përfaqësimin e politikave mjedisore dhe ndaljen e vendimeve që dëmtojnë cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës.

Sipas këtij grupi, sot nuk ka qytet në Kosovë që nuk ka gurëthyes që nxjerrë materiale ndërtimore, ndot ujërat dhe pluhuros hektarë përreth, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova.

Ish-deputetja Albulena Haxhiu, ka thënë se ky organizim i tyre u bë për qëllim që të përimtohet gjendja e ambientit në Republikën e Kosovës.

“Asnjë qeveri e mëparshme nuk e kishte prioritet ruajtjen e ambientit këtë mund ta themi lirshëm, ndërsa ne si Vetëvendosje jemi të fokusuar në këtë aspekt dhe ruajtja e ambientit do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, qeverisë së Albin Kurtit”, ka thënë Haxhiu.

Nisja e këtyre biçikletave është bërë nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë dhe do të përshkohet rruga Prishtinë-Obiliq dhe anasjelltas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka urdhëruar ushtrinë për të…