Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje të reja

30 maj 2020 | 17:29

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për medie, me ç’rast kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin lejohet që të formohet qeveria e re, pa shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme.

Sekretarja organizative e kësaj lëvizje, Vlora Haxhimehmeti, ka bërë me dije se kjo lëvizje do ta nisë një peticion për të kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë se rruga e vetme për të dalë nga kriza politike janë zgjedhjet e reja. (L.G/ Epoka e re)

Duam Zgjedhje

Duam Zgjedhje

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Samedi 30 mai 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina…