Vetëvendosje merr meritat për liberalizim të vizave

18 prill 2023 | 13:16

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ku kosovarët nga 1 janari i vitit 2024 mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Pas këtij miratimi në Kosovë ka filluar “gara e meritave” për liberalizimin e vizave. Lëvizja Vetëvendosje këtë vendim të PE-së e ka parë si rezultat të punës dhe angazhimit të qeverisë Kurti.

Sipas Vetëvendosjes, qeveria e re ishte ajo që e zhbllokoi këtë proces.

“Kalohet shkalla e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sot Parlamenti Evropian votoi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nesër nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave dhe krejt çfarë mbetet është që vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe të hyjë në fuqi.  Është puna dhe angazhimi i qeverisjes së re në vend që ka zhbllokuar procesin e liberalizimit të vizave dhe ka bindur vendet anëtare të BE-së ta caktojnë datën 1 janar 2024, si datën e fundit prej të cilës qytetarët tanë do të lëvizin pa regjimin e vizave.  Kosova në dy vitet e fundit përmes miratimit të mbi 100 ligjeve kreu reformën më të lartë ndonjëherë në kuadër të integrimit evropian”, është thënë në reagimin e Vetëvendosjes të publikuar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të…