Vetëvendosje në orën 17:00 mban konferencë për medie

30 maj 2020 | 13:37

Lëvizja Vetëvendosje, e cila drejtohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë me dije se sot në orën 17:00 do të mbajë një konferencë për medie.

“Sot, në ora 17:00, në zyrën e saj qendrore, Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media”, ka njoftuar Vetëvendosje.

Kjo konferencë vjen dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është vlerësuar si i papranueshëm nga zyrtarët kryesorë të Vetëvendosjes. (L.G/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian (PE),…