‘Vetëvendosje nuk pranon që në marrëveshje të përfshihet posti i presidentit’

05 dhjetor 2019 | 16:23

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është deklaruar lidhur me ngecjen e arritjes se marrëveshjes së koalicionit për bashkëqeverisje ndërmjet kësaj lëvizje dhe LDK-së.

Ajo për “Klan Kosova” ka bërë me dije se brenda ditëve pritet të ketë një takim në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, por se Vetëvendosje nuk pranon që në marrëveshje të futet edhe posti i presidentit.

Haxhiu ka thënë se as Vetëvendosje dhe as LDK-ja nuk duhet të barrikadohen me qëndrimet e tyre, por duhet të jenë fleksibile sepse qytetarët kanë vendosur që Qeveria e ardhshme të formohet nga këto dy subjekte politike.

Ajo ka deklaruar se ekziston mundësia që president të bëhet dikush që nuk është pjesë e LV-së apo LDK-së, por që është person unifikues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka…