Vetëvendosje pas dy muajve do ta ketë kryetarin e ri

17 dhjetor 16:52

 

Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm me shpalljen e zgjedhjeve të reja partiake për kryetar të partisë.

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni, ka thënë se përpos shpalljes se zgjedhjeve për kryetar të partisë është diskutuar edhe për koalicionet paszgjedhore.
“Në shkurt i skadon mandati i kryetarit të deritashëm”, ka thënë Hyseni.

Më tutje, Hyseni e ka cilësuar të rregullt mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën kryetari Visar Ymeri nuk ka marrë pjesë, pasi e ka cilësuar si të ngutshme dhe jo si mënyrën e duhur për ta zgjidhur problemin që ka plasur në parti.

Ndërsa sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi, ka thënë se të gjithë ishin për zgjedhje brenda kësaj lëvizje. “Vetëvendosje i është kthyer normalitetit. Shpejt do ta kem kryetarin e ri”, ka thënë Kurteshi.

Përpos Ymerit në mbledhje ka munguar edhe deputeti Albin Kurti, i cili po mbahet në paraburgim për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Kurti i është drejtuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm me një letër nga burgu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ministria e Financave (MF) ka njoftuar prodhuesit vendor se…