Vetëvendosje prish koalicionin me PDK-në në Gjilan

31 maj 2023 | 12:58

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë prishur bashkëpunimin për qeverisje në Komunën e Gjilanit.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Alban Hysni.

“Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis. Pas dështimit të seancës për të tretën herë me radhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund. Janë tri vendime, pas të cilave, të ngjashme presim të vijnë ende për votim, që po bëhen shkaktarë për ndërprerjen e bashkëpunimit. Vendimet e konstatuara si të kundërligjshme, si dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen, por anulohen, pa alternativë. Ne vazhdojmë të jemi të prerë në qëndrimet dhe parimet tona. Pavarësisht pengesave dhe barrierave të shumta nga shumë akterë, askush dhe asgjë nuk devijon misionin tonë”, ka shkruar Hyseni në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gjashtë javësh intensive kanë përfunduar vizitat sistematike të 6…