Vetëvendosja thotë se Projektligji për rimëkëmbje ekonomike fuqizon të pasurit dhe oligarkët

04 dhjetor 2020 | 15:24

Pas miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për medie

Deputeti i kësaj lëvizje, Hekuran Murati, ka theksuar se ky projektligj është i dizajnuar për oligarkët pasi që sipas tij merren paratë e taksapaguesve të varfër dhe orientohen drejt të pasurve apo oligarkëve.

Kështu Murati ka deklaruar se ky projektligj ka shumë defekte e pabarazi.

“Me amendamentet e fundit ne e pamë që janë të dizajnuara, pra ky projektligj i drejtohet një oligarku, një kompanie e cila operon në Kosovë e që për më tepër këto amendamente të lirohen nga tatimet në shifra milionëshe e po ashtu lirohen edhe nga pagesa e regjistrimit. Këto dy pasoja do t`i bart taksapaguesi i Kosovës dhe kjo assesi nuk mund të quhet rimëkëmbje ekonomike. Ky ligj ka shumë defekte, ka pabarazi dhe me fjalë të tjera mund të quhet si një Ligj që merr para nga taksapaguesit e varfër dhe i orienton ato drejt të pasurve dhe oligarkëve, kurse qytetarëve tjerë u thuhet merrni kursimet”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Kuvendit…