Vetëvritet një polic në veri të Mitrovicës

05 shkurt 2020 | 19:16

Një polic ka bërë vetëvrasje me armë zjarri sot rreth orës 18:00 në banesën e tij, që ndodhet në Rrugën “Kolashini” në veri të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Mund të konfirmoj se zyrtari policor ka bërë vetëvrasje, informatat i kemi pranuar rreth orës 18:00″, tha Radoviq, për Telegrafin.

Zëdhënësi tha se sapo të sigurojnë detaje të reja lidhur me ngjarjen do të njoftohet opinioni. Por, mirret vesh se viktima me inicialet D.ZH. rreth 50 vjeçar, ka qenë polic i dalluar dhe ka pasur sjellje të mira.

Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërsa viktima ka përdorur armën zyrtare për kryerjen e këtij akti./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aeroplan ka rrëshqitur nga një pistë aeroporti në Stamboll,…