Vetingu në drejtësi, reagon Haxhiu pas një sondazhi që publikoi KDI-ja

29 shtator 2022 | 15:59

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas sondazhit të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ku shumica e qytetarëve e përkrahin vetingun në sistemin e drejtësisë.

“Në sondazhin e publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës, edhe njëherë konfirmohet mbështetja qytetare për reformat në drejtësi dhe rruga e drejtë e Ministrisë së Drejtësisë në proceset reformuese. Mbi 70% e të anketuarve besojnë se reforma në drejtësi është e mundur”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Ajo ka shtuar se vetingu në sistemin e drejtësisë dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, gjejnë mbështetje të veçantë në këtë sondazh.

“Përderisa 73,7% e qytetarëve janë deklaruar në mbështetje të Vetingut, 76.6% e të anketuarve kanë shprehur mbështetje për krijimin e Byrosë Shtetërore. Ministria e Drejtësisë, mbetet e përkushtuar në proceset reformuese dhe vazhdon t’i trajtojë me prioritet nismat e tilla, të cilat do të sjellin qasje me të lehtë për qytetarët drejtësi, integritet, profesionalizëm dhe efikasitet, me synim kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi”, ka deklaruar Haxhiu.

Sondazhi i KDI-së: Qytetarët me besueshmëri të ulët në sistemin e drejtësisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, ka paditur Ministrinë…