Vetteli: 2018-shi, viti i duhur për titull

14 dhjetor 2017 | 09:35

Sebastian Vetteli mendon se vitin tjetër ka shansin e madh për ta fituar titullin kampion me Ferrari, teksa këtë sezon iu afrua shumë ëndrrës për ta fituar trofeun e madh me “kokëkuqen”, por dështoi në pjesën e dytë të sezonit.

Piloti gjerman i Ferrarit e udhëhoqi Botërorin e Formula 1 deri në shtator, por më pas u detyrua ta hapë krahun dhe ta pranojë supremacinë e Hamiltonit.

“Nuk ishte ky rezultati që dëshironim, por për shumë arsye dështuam në garat e fundit, duke mos ditur të përfitojmë nga mundësitë dhe ta menaxhojmë avantazhin që kishim”, ka thënë Vettel.

Pavarësisht prej kësaj, ferraristi nuk dekurajohet dhe premton se vitin tjetër do të jetë në sulm për ta fituar titullin e pestë kampion në karrierë.

“E di që do të ketë më shumë rivalitet, por kjo do t’i bëjë mirë Botërorit dhe unë besoj se Ferrari do të jetë aty, mes ekipeve më të mira. 2018-shi është viti i duhur për ta fituar titullin dhe besoj se gabimet e këtij viti do të na shërbejnë si një leksion i vyer për të ardhmen. Asnjërit prej nesh nuk i lejohen më dështime, ndaj duhet ta përligjim besimin me fitore”, ka thënë Vetteli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po…