Vetteli: Askush si Raikkoneni

25 shtator 2018 | 11:22

Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, një dyshe fantastike në pistë e jashtë saj prej katër sezonesh dhe këtë e vërtetojnë fjalët e pilotit gjerman, i cili kurrë nuk e ka fshehur respektin për finlandezin.

Raikkoneni është në sezonin e fundit me Ferrarin dhe vendin e tij do të marrë i riu Charles Leclerc.

Ky i fundit konsiderohet një talent i madh, por Vetteli mendon ende për shokun aktual të skuadrës: “Kimi është shoku i skuadrës më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Me të ka pasur gjithmonë respekt reciprok që në fillim dhe nuk kemi pasur kurrë probleme. Trishtohem kur mendoj se Kimi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës prej vitit të ardhshëm”.

Vetteli flet edhe për Leclerc: “Është një mundësi e madhe për Charles. Është prej shumë kohësh në programin ‘junior’ të skuadrës, ndaj është diçka e bukur të shohësh ku ka mbërritur. Natyrisht bëhet fjalë për një ndryshim, por për momentin nuk e mendoj këtë gjë. Jam i përqendruar te garat e këtij sezoni. Çdo njeri është ndryshe, do të ketë dinamika të reja, por mendoj se Leclerc është një djalë i mbarë dhe shpresoj të përshtatet mirë. Do të bëjmë maksimumin për të punuar me të. Duam të punojmë bashkë si një skuadër”.

Leclerc është vetëm 20 vjeç: “Nëse je i shpejtë dhe ke talent, mosha nuk ka rëndësi. Leclerc e meriton të jetë në Formula 1 dhe është fantastike që i jepet mundësia të garojë në një skuadër të madhe si Ferrari”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1 200 ushtarakë shqiptarë dhe të ardhur nga Britania e…