Vetteli: Do të doja disa këshilla nga Schumacheri

20 shtator 2018 | 18:01

Gjashtë gara për t’u zhvilluar deri në fund të këtij kampionati botëror dhe 40 pikë për t’u rikuperuar nga Sebastian Vetteli nëse gjermani dëshiron ta bëjë ëndrrën realitet duke fituar titullin botëror me Ferrarin në këtë sezon.

Edhe pse mundësitë që Lewis Hamiltoni të humbasë 40 pikë avantazh në 6 gara janë fare minimale, Vetteli beson ende te titulli.

“E di si fitohet, pasi jam shpallur katër herë kampion bote. Makina jonë është e barabartë me Mercedesin”, theksoi ish-piloti i Red Bullit i cili më pas zbuloi edhe atë për të cilën do të kishte nevojë për t’u shpallur kampion. “Do të më pëlqente të merrja disa këshilla nga Michael Schumacheri”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen…