Vetteli: Pa ndihmën time Leclerc e Ferrari nuk do të fitonin në Belgjikë

06 shtator 2019 | 12:20

Sebastian Vetteli pësoi në pistën e SPA një tjetër zhgënjim. Ai e nisi garën në pistën belge në vendin e dytë, por e përfundoi i katërti.

“Me gomat që kisha e dija se nuk mund të ruaja atë pozicion. Ndaj, u përpoqa ta ulja ritmin e Mercedesit dhe ta ndihmoja Charlesin të shkëputej e fitonte”, u shpreh piloti gjerman i Ferrarit. Për Vettelin, suksesi i Leclerc në Belgjikë, fitorja e parë e “kokëkuqes” këtë sezon, ishte fitore ekipi.

“Ajo garë nuk ishte e mirë për mua, por për Ferrarin po. E pranoj që në këtë garë punova për skuadrën dhe mendoj se ia dola mbanë. Bëmë një hap përpara dhe kjo është një notë pozitive për Ferrarin”, ka deklaruar Vetteli. Edhe Leclerci e pranon se ndihma që i dha shoku i skuadrës ishte e rëndësishme në këtë sukses. “Pa ndihmën e tij dhe punën e madhe që bëri për t’i ngadalësuar dy makinat Mercedes nuk do ta kisha fituar garën”, u shpreh piloti monogask.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve politike…