Vetteli: Po bëj shumë gabime

10 shtator 2019 | 11:56

Sebastian Vettel nuk është më kampioni i dikurshëm. Piloti gjerman i “kokëkuqes” e mbylli në vendin e 13-të garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1.

Një gabim në xhirot e para të garës i kushtoi shumë 4 herë kampionit të botës, që këtë sezon nuk ka fituar ende.

“Nuk jam aspak i kënaqur me veten. Janë shumë gabime që më kanë penalizuar. Humba kontrollin e makinës dhe aty gara ime përfundoi. Aksidenti me Stroll? Më vjen keq, por nuk shihja dot nga pasqyrat se kush vinte nga e majta ime”, ka thënë Vetteli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një frut ekzotik që ka shijen e mishit të derrit…