Vetteli: Ta mbyllim 2018-n me fitore

20 nëntor 2018 | 11:14

Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, shpreson që ta mbyllë me fitore Botërorin 2018 të Formula 1, sukses që do ta inkurajonte për të ardhmen.

Vetteli  nuk fiton prej shtatë garash, suksesi i fundit në Belgjikë, shifra që tregojnë se përse ai humbi duelin me Hamiltonin për titullin kampion e krizën e “kokëkuqes” në këtë pjesë të dytë të sezonit.

“Tashmë titulli i përket së shkuarës, Hamiltoni e meritoi atë, por të shohim me optimizëm përpara. Kemi edhe një garë për të zhvilluar këtë vit, ndaj të punojmë fort për ta fituar atë, për ta mbyllur këtë vit me një fitore dhe për t’u dhuruar një gëzim tifozëve tanë”, ka thënë Vetteli një javë nga gara e fundit që do të zhvillohet në Abu Dhabi. “Nuk kam asnjë peng, pasi jam përpjekur ta jap më të mirën, edhe pse në ndonjë rast kam gabuar. Sezoni ka qenë me luhatje dhe gabuam atëherë kur nuk duhej, ndaj një fitore në Abu Dhabi do të na jepte sadopak kënaqësi për ta mbyllur me një gëzim këtë sezon”, u shpreh Vetteli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër njerëz janë vrarë nga të shtënat masive në një…