Vetteli triumfoi në Silverstone

08 korrik 2018 | 18:00

Sebastian Vettel fitoi garën e Çmimit të Madh të Britanisë në Formula 1, duke triumfuar në pistën e Silverstone, në fund të një gare me shumë emocione e rivalitet, vendosur në xhirot e fundit të saj.

Piloti gjerman i Ferrarit parakaloi pesë xhiro nga fundit finlandezin Valtteri Bottas, që deri në ato momente kryesonte garën. Hmailton u rendit i dyti me makinën Mercedes, një garë që nisi keq për të, por që rikuperoi pas futjes në pistë dy herë të makinës në sigurisë.

Në podium u ngjit edhe Kimi Raikkonen, i treti me makinën tjetër Ferrari.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e fundit të Senatit të Universitetit të Prishtinës…