Vetura bie nga ura në Prizren, vdes pasagjeri

22 janar 2023 | 16:14

Ka ndodhur sot një vetaksident në mëngjesin e sotëm në Prizren, ku si pasojë e kësaj ka mbetur i vdekur pasagjeri ndërsa pasagjeri ka ndërruar jetë.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë në Prizren.

Shaqiri ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe vetura ka rënë nga ura.

“Sot rreth orës 4:55 , ka ndodhur nje vetaksident trafiku në rrugën Tranziti I vjetër, te ura afër Arbëria Petroll. Deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë kushteve të rrugës dhe si pasoj ngasësi ka humbur kontrollin mbi automjetin, me atë rast automjeti ka dal nga rruga dhe ka ra nga ura. Si pasoj ngasësi ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa pasagjeri (A.K.  një i ri nga Prizreni ) ka ndërruar jetë”, ka thënë Shaqiri për teve1.info

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër nuk do të mbahet mësimi në katër shkolla të…