Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime të rënda

31 maj 2026 | 23:41

Dy këmbësorë janë goditur nga një veturë mbrëmjen e së dielës në Mitrovicën e Jugut, ndërsa njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri”, Shpend Fazliu, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë pranuar në Shërbimin Emergjent rreth orës 21:00.

Ai njoftoi se njëri nga të lënduarit ka pësuar hemorragji në tru.

“Ju konfirmojmë se rreth orës 21:00 dy raste janë sjellë në Shërbimin Emergjent si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar. Pas ekzaminimeve mjekësore dhe CT-së, njëri në gjendje të rënduar si pasojë e gjakderdhjes në tru, është transferuar në QKUK. Tjetri pas ndihmës është liruar në shtëpi!”, deklaroi Fazliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Plot 1.5 miliardë euro investime kapitale në kryeqytet", ka premtuar…