Vetura përfundon në butik, lëndohen dy persona

10 korrik 2022 | 23:38

Dy persona kanë pësuar lëndime në një vetaksident që ka ndodhur në Prishtinë të dielën rreth orës 21:15.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai thënë se vetura ka përfunduar në një lokal, duke shkaktuar dëme materiale, derisa dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkaktuar edhe në një lokal skaj rrugës”, tha Borovci.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë pësuar lëndime në një vetaksident që ka…