VIDEO | Momentet e fundit të zv.presidentes ruse para se të hidhej nga kati i 11

30 qershor 2023 | 20:33

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi. Zv. Presidentja Kristina Balkova i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ballkoni.

Policia nisi hetimet ku rezultoi se Kristina kishte organizuar një festë për shoqërinë në banesën e saj, më 24 qershor natën kur ndodhi ngjarja.

Mes të ftuarve ishte edhe i dashuri i 28-vjeçares, Andrej me të cilin dyshohet se kishte nisur lidhjen vetëm pak javë më parë.

Pas disa orësh, të ftuarit vendosën të shkonin në klubin e natës, duke lënë vetëm Kristinën dhe Andrejn.

Sipas mediave lokale, vajza papritmas filloi të qante në mënyrë histerike, më pas dyshohet se u hodh në këmbët e Andrejt duke mërmëritur diçka të pakuptueshme. Më pas, ajo shkoi në tarracë duke u mbajtur në skajin e murit.

Situata ka zgjatur rreth 15 minuta, gjatë së cilës Andrej i mërzitur ka tentuar ta bindë të kthehet në banesë.

“Eja shpirt! Të premtoj se do të jemi mirë”, dëgjohet duke thënë. I riu përsërit se e do dhe se do të martohen e do të kenë fëmijë. Momenti është filmuar, për arsye që ende nuk dihen. “Ma jep dorën”, dëgjohet duke u lutur ai.

Kristina i thotë se është njeri i dobët dhe se nuk është e denjë për të.

Në një moment, i riu ka hyrë në dhomën tjetër për të hapur dritaren për të kapur vajzën, por teksa është afruar ka dëgjuar një britmë të tmerrshme dhe zhurmën e një goditjeje.

Kristina mbeti e vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pas hetimeve u konstatua se ajo ishte duke marrë ilaçe hormonale të cilat mund të kenë ndikuar në gjendjen e saj emocionale. Nën hetim është edhe Andrej i cili për 15 minuta filmoi ngjarjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë…