VIDEO | Përleshen mes vete deputetët në Parlamentin e Gjeorgjisë

15 prill 2024 | 22:24

Deputetët gjeorgjianë janë grushtuar mes vete në Parlament të hënën, pasi deputetët e pushtetit dukeshin të gatshëm të shtynin përpara projektligjin e diskutueshëm për “agjentët e huaj”, raporton agjencia “Reuters”. 

Projektligji është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka nxitur protesta nëpër vend.

Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian shfaqën Mamuka Mdinaradzen, kreun e partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, një forcë shtytëse pas projektligjit, duke u grushtuar nga deputeti i opozitës, Aleko Elisashvili teksa  fliste nga foltorja.

Incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë midis disa deputetëve. Pamjet shfaqën Elisashvilin duke u përshëndetur me brohoritje nga protestuesit jashtë ndërtesës së Parlamentit.

“Ëndrra Gjeorgjiane” ka njoftuar në fillim të këtij muaji se do ta rifusë legjislacionin që kërkon që organizatat që pranojnë fonde nga jashtë të regjistrohen si agjentë të huaj ose do të përballen me gjoba, 13 muaj pasi protestat e detyruan atë të anulojë planin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jetmiri është shprehur se po e pret me padurim mbrëmjen…