Vieri: Do të dilja golashënues me këtë ekip që ka Interi

13 mars 2023 | 14:27

Ish-sulmuesi i Interit, Christian Vieri ka analizuar Interin e këtij sezoni. Sulmuesi italian ka thënë sikur të ishte pjesë e këtij ekipi të Interit, atëherë do të dilte gjithnjë si golashënuesi më i mirë në Serie A.

“Interi krijon mbi 10 raste shënimi për ndeshje kur luan në shtëpi. Ata kanë Dumfries dhe Dimarco që shërbejnë mirë nga krahët, Barellan që është një organizator në qendër të mesfushës. Kanë dhe një sulmues si Lukaku që pozicionohet në sulm dhe shërbehet mirë nga bashkëlojtarët, por nuk ka dhënë shumë rezultat. Nëse unë do të luaja në këtë ekip që Interi ka tani, do të dilja golashënuesi më i mirë në çdo sezon të Serie A”, ka thënë Vieri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i shqetësuar me numrin e…