Vigan Qorrolli paralajmëron zgjedhje të reja

16 janar 2020 | 18:53

Njohësi i proceseve politike në vend, Vigan Qorrolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka paralajmëruar qytetarët e vendit se së shpejti do të ketë zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se problemet mes LV-së dhe LDK-së janë të mëdha, nuk është në pyetje posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

I dashur sovran:
Behu gati (serish) drejt kutise se votimit!

Glauku nuk eshte problemi, dmth., çeshtja e kryetarit te kuvendit eshte nje kauze artificiale. Edhe sikur te mos ishte zgjedhur ai ne krye te tempullit te demokracise kushtetuese kosovare, serish koalicioni mes LVV dhe LDK nuk do behej.
Problemet jane te thella, shume me te medha dhe shkojne pertej ndarjes se resoreve te veçanta.
Duke e pare komunikimin shkresor midis dy partive per shkaqet e mospajtimeve te tyre, do ishte e udhes qe dy lideret respektiv, Kurti & Mustafa, te flasin me transparence, llogaridhenie dhe jo hatermbetje – per arsyet kryesore te mosmarreveshjeve midis ketyre dy partive — te cilat u votuan me 6 tetor ‘19 per kthimin e shpreses dhe dinjitetit ne vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në llogarinë e saj…