Vitia flet për vaksinat: Negociatat me kompanitë prodhuese po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur

18 prill 2021 | 20:38

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se po vazhdojnë negociatat për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19. Tha se procesi i vaksinimit do të intensifikohet muajin e ardhshëm, atëherë kur pritet të vijnë dozat tjera të vaksinave.

“Negociatat me kompanitë prodhuese të vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur’, tha Vitia.

“Procesi i vaksinimit gjithashtu po vazhdon dhe nga muaji maj do të të intensifikohet me arritjen e vaksinave të reja”, theksoi ai.

“Situata pra 7 prillit mbetet e pa pranueshme. Hospitalizimet dhe vdekjet mund dhe duhet të shmangen përmes masave dhe udhëzimeve institucionale”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Haklaj, e njohur qëmoti për kontributin dhënë për çështjen…