Vitija nënshkruan kontratë profesionale me Prishtinën

17 janar 2020 | 21:01

Mbrojtësi i majtë, Ermal Vitija, në praninë e drejtorit sportiv, Granit Begolli, ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e Prishtinës. 19-vjeçari është produkt i Shkollës së Futbollit “Prishtina” dhe ka luajtur nëpër të gjitha grupmoshat e këtij klubi.

Ermali me ekipin e parë ka zhvilluar dy ndeshje zyrtare, një kampionale me Llapin në Podujevë dhe kundër Minatorit për Kupë.

“Pas performancës së treguar në seancat stërvitore, shtabi teknik i prirë nga Armend Dallku ka vendosur që futbollisti në fjalë e meriton të promovohet në mesin e futbollistëve me kontrata profesionale”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dosja kriminale e Serbisë ende nuk është hapur në ndonjë…