Vivien flet për ndarjen nga Getinjo, e përmend “varësinë e tij nga bixhozi”

22 prill 2024 | 08:50

Në një bisedë në “Shok Podcast”, modelja e njohur Vivien Thano ka rrëfyer për ndarjen e saj nga reperi i njohur Getinjo.

Intervista vjen si vazhdim i deklaratave të saj të mëparshme ku pa ngurruar ka folur rreth arsyeve që çuan në ndarjen e tyre.

Vivien, e cila u njoh me reperin ferizajas gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, foli me një zemërgjerësi të rrallë për vështirësitë në marrëdhënien e tyre.

Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit për deklarimin publik të shkakut të ndarjes, Vivien është shprehur pa dorashka: “Unë kam hequr shumë, kam hequr të zinjtë e ullirit dhe jam munduar me të gjitha, dhe kur pashë që s’kisha fuqi të bëja më asgjë, thashë: ‘Pse duhet unë të bëj gjë, sepse s’po bën njeri për mua gjë’. Nuk është se ia bëra me inat, unë thjesht shpreha se për çfarë u ndava”.

Varësia e reperit nga bixhozi duket se ka qenë pikënisja e problemeve që të dy kanë hasur, dhe pavarësisht nga dashuria e madhe, Vivien vuri në dukje se “dashuria nuk mjafton”, duke shtuar se statusi i tyre të famshëm e bëri edhe më të komplikuar marrëdhënien.

Ajo, gjithashtu, zbuloi se ka dëgjuar që ish-idashuri i saj, Getinjo, tashmë ka filluar të distancohet nga “veset e këqija”.

“Kam dëgjuar që ka hequr dorë nga ajo gjë. Shpresoj. Por e kam ditur që ka diçka më shumë se bixhozi brenda tij, prandaj rrija. Por erdhi në një pikë që u lodha, u lodha duke u lodhur. U lodha duke u mërzitur”, përfundoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do…