Vizita e Borrellit dhe të këqijat tinëzare

30 janar 2020 | 12:03

Faton Abdullahu

Po ta kishim qeverinë e re dhe po ti kishim gjithë mekanizmat përcjellës të krijuar dhe aktivë, vizita e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, përkundër të gjithave, do të ishte edhe e rëndësishme edhe serioze.

Kështu si qëndron puna Borrellin në njëfarë mënyre sot në Kosovë, as nuk ka kush ta pres, as nuk ka ku vjen, sepse subjekti më i rëndësishëm që koordinon raportet tona me BE-n, kryeministri dhe qeveria me ministritë përkatëse mungojnë. Presidenti as nuk e ka për detyrë as nuk mund ta kompensoj këtë mangësi.

Krejt çfarë do të ndodhë është ajo se çështjet e reja mbi raportet BE-Kosovë, do të shtyhen për më vonë, deri sa të themelohet qeveria e re.

Për arsyen e njëjtë edhe ato të vjetra do të presin rrethana të reja për tu rikonsideruar. Devalvimin që ja bën kësaj vizite fakti se nuk kemi qeveri të re dhe atë që e kemi është në largim dhe pa kompetenca të plota, është vetëm një nga shumë të këqija që po i ndodhin këtij vendi tinëz dhe pahetueshëm, për shkak të tinëzarëve që vazhdojnë të jenë të pasinqertë me njëri tjetrin për ta themeluar qeverisë dhe ecur përpara

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Drilon Lladrovci ka nënshkruar për skuadrën e Drenasit, e…