Vizita e presidentit të Letonisë, nesër bllokohen disa rrugë në Prishtinë

21 prill 2022 | 17:24

Gjatë ditës së nesërme ( e premte) në Kosovë, bashkë me një delegacion shoqërues, do të qëndrojë presidenti i Letonisë, Egils Levits.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në disa segmente rrugore, ku do të kalojë eskorta zyrtare, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut përkohësisht.

“Përgjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë. Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, është thënë në njoftimin e policisë.

Më tutje, është thënë nga policia se për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, “andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj…